Ky dyshohet të jetë i burgosuri që vari veten sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje. Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor. Siç raporton Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, i paraburgosuri që dyshohet se…
Lajme
Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje.
Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Siç raporton Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, i paraburgosuri që dyshohet se i dha fund jetës është Aleks Gerbi, i cili u dërgua në paraburgim qe rreth një muaj.
Gerbi u arrestua në rajonin e Pejës gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë.