I burgosuri i jep fund jetës së tij, vetëvaret me jelek në dhomën e paraburgimit në Prishtinë

Një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka varë veten me jelekun e burgut. Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, tashmë i ndjeri A.M është gjetur i vetëvrarë sot në orën 19:00. SHKK ka njoftuar se menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës kanë ndërmarrë të gjitha përpjekjet…

Lajme

29/10/2024 21:39

Një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka varë veten me jelekun e burgut.

Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, tashmë i ndjeri A.M është gjetur i vetëvrarë sot në orën 19:00.

SHKK ka njoftuar se menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës kanë ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar një Komision Hetues për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes për të dyja rastet”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: