Përfundon pas 3 orësh protesta e opozitës në Shqipëri, u shtri në disa qytete
Opozita në Shqipëri protestoi për 3 orë në disa qytete duke bllokuar akset kryesore. Protesta në Tiranë u përqendrua në Kthesën e Kamzës ku për disa minuta pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në Elbasan protesta që zgjati më shumë se 2 orë përfundoi para orës 20:00 dhe më pas vijoi qarkullimi normal i mjeteve. Edhe…
Lajme
Opozita në Shqipëri protestoi për 3 orë në disa qytete duke bllokuar akset kryesore. Protesta në Tiranë u përqendrua në Kthesën e Kamzës ku për disa minuta pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në Elbasan protesta që zgjati më shumë se 2 orë përfundoi para orës 20:00 dhe më pas vijoi qarkullimi normal i mjeteve.
Edhe në Shkozet nuk u raportuan incidente dhe bllokimi i rrugëve u mbyll në orën 20:00 siç ishte paralajmëruar. “Mirupafshim në aksionin e radhës”, tha Edi Paloka sipas të cilit bllokada i arriti pritshmëritë. “Qëllimi që kishim sigurisht ia arritëm. Rruga u bllokua, ky ishte qëllimi sot”, tha Paloka.
Protesta u shtri edhe në jug të vendit, në rrethrrotullimin e Levanit. “mbaroi siç ishte parashikuar në orën 20:00. “Morëm falënderime të qytetarëve të shumtë që ndaluan në rrugë dhe nuk u bllokuan. Iu bashkuan qëndrestarëve në këtë rrethrrotullim. Ndjesë ndonjërit që është bllokuar në rrugë. I falenderojmë dhe kjo mosbindje civile e PD, e popullit do të vazhdojë dhe përshkallëzohet në vijim”, tha Luan Baçi.
Në Milot dhe Rrogozhinë u dogjën edhe goma në akse kryesore të qarkullimit të makinave, por nuk pati incidente. “Shpreh gatishmërinë, bindjen, bëj deklaratën që kjo mosbindje do vazhdojë. Do ketë të tjera deri arritjen e aktit final të mosbindjes civile, qeveri teknike dhe dhënie liri të liderit të opozitës, dhënies fund të inkuizicionit të liderëve të opozitës në Shqipëri”, tha Luçiano Boçi.