Kica-Xhelili për rritjen e pagave: Qytetarët janë ofenduar për këtë rritje në formë këstesh
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas rritjes së pagave nga Qeveria për sektorin publik. Ajo ka thënë se të gjitha këto kategori po ndihen të ofenduara nga kjo rritje, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka shkruar se kjo nuk është rritje, por ofendim. “Së pari, ofendohen që iu vodh ajo…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas rritjes së pagave nga Qeveria për sektorin publik.
Ajo ka thënë se të gjitha këto kategori po ndihen të ofenduara nga kjo rritje, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka shkruar se kjo nuk është rritje, por ofendim.
“Së pari, ofendohen që iu vodh ajo që iu takonte qe 4 vite. Së dyti, ofendohen që rritja nuk e mbulon as afërsisht vlerën e inflacionit prej 22%. Së treti, ofendohen që kjo Qeveri, pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste. Kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas. Kjo Qeveri po ua përplasë hundësh paratë që i takojnë, fytyrës, por s’po ua jep prap se prap, fiks para zgjedhjeve, përmes proceseve të kundërligjshme, në vlera mjeruese, e po prisni të mos ketë reagime?”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: