Azemi: Do të kandidoj për kryetar të Ferizajt, Aliu është bërë bajat

Visar Azemi nga radhët e LDK-së, ka thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt. Po ashtu, ai shton se do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet. “Po unë do të kandidojë përsëri për deputet. Po ashtu kërkojmë që të ngrihet vota e Lidhjes Demokratike në Ferizaj, dhe për atë unë…

Lajme

28/10/2024 18:48

Visar Azemi nga radhët e LDK-së, ka thënë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

Po ashtu, ai shton se do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet.

“Po unë do të kandidojë përsëri për deputet. Po ashtu kërkojmë që të ngrihet vota e Lidhjes Demokratike në Ferizaj, dhe për atë unë do të marr pjesë në garën për deputet. Unë do të jem kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të garuar për të parin e komunës, dhe gjitha përgatitjet e mija janë duke funksionuar në atë drejtim”, tha Azemi në Klan Kosova.

Ndërkaq i pyetur se a do jetë e vështirë përballja me kryetarin aktual të Ferizajt, Agim Aliu, Azemi u shpreh se politika është vet sfiduese e dikur bëhesh bajat, duke iu referuar kështu paraqitjes së Aliut.

“Politika është sfiduese, përderisa je i famshëm, dikur bëhesh edhe bajat, sepse nis dhe bën gabime të njëpasnjëshme”, tha Azemi.