Lëndohet një person në vendin e punës në Gjakovë

Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj. Elezaj ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. “Në rrugën ”Gaspër Karaqi” në Gjakovë rreth orës 14:30 viktima mashkull i moshës madhore,…

Lajme

28/10/2024 17:59

Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

“Në rrugën ”Gaspër Karaqi” në Gjakovë rreth orës 14:30 viktima mashkull i moshës madhore, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”, ka thënë Elezaj.