Mbledhja e bordit të RTK-së: Dështon konkursi për drejtor gjeneral, zëvendësdrejtori Krasta zyrtarisht jep dorëheqje

Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se “konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi”, pas një mbledhjeje të transmetuesit publik, ku ajo mori pjesë. Ajo shkroi në Facebook se “nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral”. Kusari tha po ashtu…

Lajme

28/10/2024 17:17

Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se “konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi”, pas një mbledhjeje të transmetuesit publik, ku ajo mori pjesë.

Ajo shkroi në Facebook se “nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral”.

Kusari tha po ashtu se bordi ka njoftuar për dorëheqjen e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta.

Në pikat e rendit të ditës të mbledhjes së sotme të bordit të RTK-së ishte paraparë të miratohen disa procesverbale, të bëhet votimi për “përcaktimin e hapjes së zarfeve për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm” si dhe të bëhet “hapja e dosjeve të aplikacioneve dhe shqyrtimi i dokumentacionit të aplikueseve për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm”.