Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga FSK thanë se takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së. Garffer falënderoi Jasharin për mbështetjen…
Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga FSK thanë se takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së.
Garffer falënderoi Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së.
Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.