Tahiri: Kur duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër gjë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është deklaruar për media sot pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai ka thënë se kjo Qeveri e ka kthyer Kosovën mbrapa, shkruan lajmi.net. Sipas tij çdo herë ata arsyetohen e flasin për urën, Asociacionin e veriun pasi nuk kanë çka të flasin tjetër. “Kjo…

Lajme

28/10/2024 13:08

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është deklaruar për media sot pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo Qeveri e ka kthyer Kosovën mbrapa, shkruan lajmi.net.

Sipas tij çdo herë ata arsyetohen e flasin për urën, Asociacionin e veriun pasi nuk kanë çka të flasin tjetër.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka thënë ai. /Lajmi.net/