Quni paralajmëron: Shumë shpejt do të kërkojmë nga autoritetet arsyet e dorëheqjeve të ushtarëve nga FSK-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka shprehur shqetësime në lidhje me rënien e interesit të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe me numrin e dorëheqjeve nga ky institucion. “Ka kohë që na shqetëson ky fakt. Nuk kemi parë interesim të mjaftueshëm të rinjve për…

Lajme

27/10/2024 23:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka shprehur shqetësime në lidhje me rënien e interesit të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe me numrin e dorëheqjeve nga ky institucion.

“Ka kohë që na shqetëson ky fakt. Nuk kemi parë interesim të mjaftueshëm të rinjve për t’u bërë pjesë e FSK-së,” deklaroi Quni, duke theksuar se është e rëndësishme të kuptojmë arsyet pas kësaj situate.

Ai përmendi se ende nuk janë të dhëna të sakta në lidhje me numrin e dorëheqjeve të ushtarëve, por shprehu besimin se gjatë takimit të parë të Komisionit për Siguri, kjo çështje do të merret në shqyrtim serioz.

“Do të kërkojmë nga autoritetet që të japin shpjegime mbi shkaqet dhe arsyet e këtyre dorëheqjeve,” shtoi për Expose, prodhim i GazetaBlic.

Quni theksoi se angazhimi dhe motivimi i rinisë për t’u bashkuar me FSK-në janë të rëndësishme për forcimin e sigurisë dhe stabilite