SHKK-ja tregon se si bëhet transportimi dhe përcjellja e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, e ka ndarë një video ku tregon të gjithë punën se si bëhet transportimi dhe përcjellja e personave me rrezikshmëri të lartë. SHKK thotë se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap. “Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë…

Lajme

27/10/2024 14:35

Shërbimi Korrektues i Kosovës, e ka ndarë një video ku tregon të gjithë punën se si bëhet transportimi dhe përcjellja e personave me rrezikshmëri të lartë.

SHKK thotë se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap.

“Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision”, thuhet në postimin e Shërbimit Korrektues.