Abdixhiku viziton Gazmend Muhaxherin pas sulmit : E gjetëm edhe më të fortë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarët e tjerë të antarsisë i kanë shkuar për vizitë Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherri. Ai përmes një njoftimi në Facebook është shprehur se ‘’E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës’’ Abdixhiku…

Lajme

26/10/2024 13:54

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarët e tjerë të antarsisë i kanë shkuar për vizitë Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherri.

Ai përmes një njoftimi në Facebook është shprehur se ‘’E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës’’

Abdixhiku i bëri thirrje autoriteteve të drejtësisë për të marrë hapat e domosdoshëm për zbardhjen e këtij rasti.

 

”I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji” ka shkruar Abdixhiku./Lajmi.net/