Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dënuar  ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. Në njoftimin e AKK-së thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës. AKK kërkon…

Lajme

26/10/2024 11:20

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dënuar  ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Në njoftimin e AKK-së thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.

AKK kërkon që sa më shpejë akterët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.

”Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.”-thuhet në njoftimin e AKK-së./Lajmi.net/