Abdixhiku: Muhaxherin s’mund ta ndalin e as frikësojnë, është i gatuar ndryshe ky burrë

Kreu i Lidhjes Demokratike për Kosovën, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për sulmin  fizik  ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes një postimi në  ”Facebook” ai është shprehur se përmes këtyre sulmeve ”Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë” ”Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata…

Lajme

26/10/2024 11:05

Kreu i Lidhjes Demokratike për Kosovën, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për sulmin  fizik  ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Përmes një postimi në  ”Facebook” ai është shprehur se përmes këtyre sulmeve ”Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë”

”Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë” ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë që Kryetari i Pejës u sulmua fizikisht  mëngjesin e sotshëm nga dy persona./Lajmi.net/