Pesë të mitur në Gjakovë sulmojnë fizikisht një bashkëmoshatarë- Njëri përfundon në pranga, katër të tjerë në kërkim të policisë
Mesditen e sotme ka ndodhur një rast përleshjeje në Gjakovë. Bëhet e ditur se pesë të mitur në rrugën „Yll Morina” kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatarë të tyre. Viktima e sulmit ka pësuar lëndime me ç’rast është dërguar për trajtim. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet…
Lajme
Mesditen e sotme ka ndodhur një rast përleshjeje në Gjakovë.
Bëhet e ditur se pesë të mitur në rrugën „Yll Morina” kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatarë të tyre.
Viktima e sulmit ka pësuar lëndime me ç’rast është dërguar për trajtim.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka përfunduar në prangat e Policisë, pastaj në ndalim, ndërsa, katër të tjerë po kërkohen.
“Rreth orës 13:45, në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, pesë të mitur (të gjinisë mashkullore) kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar lëndime. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një nga të dyshuarit, të cilit, me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit. Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rast “lëndim i lehtë trupor”. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë”, u shpreh Elezaj./Lajmi.net