Kryeqyteti në zi, vdes nxënësi i shkollës “Ismail Qemali”

Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u shpreh i tronditur me lajmin. ”Jam i tronditur me lajmin për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor. Në këto momente të rënda ndajmë…

Lajme

25/10/2024 09:16

Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u shpreh i tronditur me lajmin.

”Jam i tronditur me lajmin për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor.
Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali”, u shpreh Rama

Ndërsa, Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, tha se kryeqyteti ditën e premte  do të jetë në zi.“Bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30”, u shpreh ajo.

Për vdekjen e tij, ka shkruar edhe shkolla në faqen e tyre në Facebook.

“E nderuara familje Çavdarbasha, të nderuar kolegë, nxënës e ju prindër të nderuar, me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënësit tonë Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit për një kohë!”, thuhet në njoftimin mortor./Lajmi.net/