Matoshi ironizon me Ramën: Për një javë përfundohen studimet duke lexuar në kolona

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka ironizuar me deklaratën e të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Rama para disa ditësh dha zgjidhje për problemin e kolonave, ku rekomandoi leximin e librave në komunikacion përderisa pret në kolonë. Në një story në Instagram, aktorja e njohur ka postuar një video të një mikut të saj, i…

Lajme

24/10/2024 23:53

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka ironizuar me deklaratën e të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama para disa ditësh dha zgjidhje për problemin e kolonave, ku rekomandoi leximin e librave në komunikacion përderisa pret në kolonë.

Në një story në Instagram, aktorja e njohur ka postuar një video të një mikut të saj, i cili e zbatoi këshillën e Ramës.

Ajo thotë se vetëm për një javë, gjatë leximit në makinë, miku i saj ka arritur të “diplomojë”.

“Urime Drin Sejdiu. Siç na sugjeron kryetari ynë vizionar, në vend që të nervozohemi gjatë kolonave të përjetshme në Prishtinë është momenti i përsosur për t’i dhënë vetës një diplomë të re.

Çfarë na duhet të shkojmë në universitet me vite të tëra kur mund ta mbarojmë atë gjatë një udhëtimi prej Bregut të Diellit, Te qafa? Në vetëm një jave Drini ka arritur të përfundojë studimet, dhe tani po mendon të bëhet profesor gjatë ndalesave të semaforëve”, ka shkruar mes tjerash Matoshi.