Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj, detajet e para të Policisë thonë se dy persona i kanë vënë zjarrin

Një veturë në Ferizaj është përfshirë nga flakët. Rasti ka ndodhur në qendrën Village Shopinng & Fun rreth orës 03:25 bën të ditur policia. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ka thënë për lajmi.net se në bazë të dyshimeve të para dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës dhe se…

Lajme

24/10/2024 19:28

Një veturë në Ferizaj është përfshirë nga flakët.

Rasti ka ndodhur në qendrën Village Shopinng & Fun rreth orës 03:25 bën të ditur policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ka thënë për lajmi.net se në bazë të dyshimeve të para dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës dhe se dëmi i shkaktuar shkon rreth 20.000 Euro.

“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën ,,Ahmet Kaçiku,, në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të popicisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri,  ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin. Nga hetimet e para,  shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës. Dëmi i shkaktuar ëdhtë rreth 20.000 Euro. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ,, Zjarrëvenie ,,”, tha Veseli./Lajmi.net