Sveçla takon homologun e tij bullgar, diskutohet për bashkëpunim bilteral

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotshme në Sofje  ka takuar ministrinë e brendshëm të Bullgarisë ,Atanas Ilkov. Përmes një postimi në Facebook Svecla ka njoftuar se në këtë takim  është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale. “U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes…

Lajme

24/10/2024 18:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotshme në Sofje  ka takuar ministrinë e brendshëm të Bullgarisë ,Atanas Ilkov.

Përmes një postimi në Facebook Svecla ka njoftuar se në këtë takim  është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale.

“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani.”

Tutje Sveçla theksoi se  në takimin e Forumit të Salzburgit ka thënë se Kosova do të përkushtohet për të luftuar çdo  ilegalitet që kërcnon paqen dhe stabilitetin.

“Gjithashtu, në takimin e Forumit të Salzburgut, në fjalën time në sesionin për migracion, ndër të tjera theksova rezultatet e Republikës në këtë fushë dhe përkushtimin tonë për të luftuar çdo ilegalitet që minon paqen dhe stabilitetin kudo.”-ka shkruar Sveçla.

.