“Dita e Gështenjës”, Haradinaj: Pasuri e çmuar natyrore e Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës që organizon Komuna e Deçanit. Haradinaj ka thënë se Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit. “Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, është më shumë se një frut – ajo është një simbol…

Lajme

24/10/2024 16:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës që organizon Komuna e Deçanit.

Haradinaj ka thënë se Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit.

“Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, është më shumë se një frut – ajo është një simbol i vazhdimësisë së traditave tona. Për breza të tërë, ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së deçanasve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën dhe trashëgiminë tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shpreh mirënjohje për kryetarin Ramosaj për përkushtimin e tij ndaj atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit.

“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues”, është shprehur Haradinaj.