Totaj shpreh ngushëllime familjes Parallangaj, që humben dy të rinj mbrëmë në aksident

Kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka shprehur ngushëllime familjes Parallangaj të cilët kanë humbur dy të rinj mbrëmë në aksident. “Me dhembje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve, Ardit dhe Flurim Parallangaj, në një aksident trafiku, mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Parallangaj,…

Lajme

22/10/2024 12:45

Kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka shprehur ngushëllime familjes Parallangaj të cilët kanë humbur dy të rinj mbrëmë në aksident.

“Me dhembje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve, Ardit dhe Flurim Parallangaj, në një aksident trafiku, mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Parallangaj, të afërmit dhe miqtë e tyre”, ka shkruar Totaj. 

Ardit dhe Flurim Parallangaj kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për lajmi.net mbrëmë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.
Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: