Kurti kritikoi Ramën për marrëveshjen e migracionit me Italinë, Selimi: Vetë Qeveria nënshkroi marrëveshje për të burgosurit e Danimarkës
Ish kryediplomati, Petrit Selimi ka reaguar sot pasi kryeministri Kurti ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin. Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit është sulm ndaj Ramës, shkruan lajmi.net. “Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi…
Lajme
Ish kryediplomati, Petrit Selimi ka reaguar sot pasi kryeministri Kurti ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin.
Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit është sulm ndaj Ramës, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë Qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës.” – ka shkruar ai në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
Kosovo PM criticized Albania PM for the deal with Italy on migrants facilities. A petty attack against Rama, as it was Kurti government itself who signed a deal w/ Denmark opening Kosovo to house hundreds of jailed foreigners & migrants in Kosovo jails? 🤔 https://t.co/i8Dnt679HI
— Petrit Selimi (@Petrit) October 22, 2024