Mjegulla në Kosovë, Policia me apel për vozitësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve në kushte mjegulle. Prezenca e mjegullës në disa zona me pozita gjeografike të ulëta ka rritur rrezikun për shoferët. Policia rekomandon: – Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! – Mbani në vëzhgim rrugën për…

Lajme

22/10/2024 11:40

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve në kushte mjegulle.

Prezenca e mjegullës në disa zona me pozita gjeografike të ulëta ka rritur rrezikun për shoferët.

Policia rekomandon:

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.

– Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

– Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

– Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

Drejtoria Rajonale e Policisë inkurajon të gjithë shoferët të respektojnë këto rekomandime për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.