Osmani në Uashington foli për rrugëtimin e Kosovës – theksoi rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Washington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës duke theksuar rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë. Ajo ndau një video në rrjetet sociale, me anë të së cilës mund të ndiqni edhe fjalimin e plotë në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins…

Lajme

22/10/2024 10:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Washington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës duke theksuar rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë.

Ajo ndau një video në rrjetet sociale, me anë të së cilës mund të ndiqni edhe fjalimin e plotë në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.

“Në Hopkins Bloomberg Center në Ëashington, D.C., ndava rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi, si dhe theksova rëndësinë e mosdorëzimit kurrë në rrugën drejt lirisë. Më poshtë një përmbledhje e fjalimit tim në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies”, ka shkruar Osmani./Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)