Tentuan të vjedhin një makinë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës, janë arrestuar dy persona pasi që janë kapur duke tentuar të kryejnë vjedhje në veturën  e një personi. Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.   Njoftimi i plotë: Prishtinë / 21.10.2024 – 17:30. Janë arrestuar dy të…

Lajme

22/10/2024 09:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës, janë arrestuar dy persona pasi që janë kapur duke tentuar të kryejnë vjedhje në veturën  e një personi.

Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  

Njoftimi i plotë:

Prishtinë / 21.10.2024 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të kryejnë vjedhje në veturën e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/