Aksident me fatalitet në Kamenicë, vdes një 33 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Kamenicë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër. Pas marrjes së ndihmës mjekësorë ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.…

Lajme

22/10/2024 09:06

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Kamenicë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër.

Pas marrjes së ndihmës mjekësorë ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Lajmi.net mëson se viktima në këtë rast është një 33 vjeçar./Lajmi.net/