Aksident trafiku në Shillovë të Gjilanit, vdes 33 vjeçari

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan- Kamenicë, apo saktësisht në fshatin Shillovë. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani bëri të ditur se viktima është një 33 vjeçar. Po ashtu ai…

Lajme

21/10/2024 10:38

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan- Kamenicë, apo saktësisht në fshatin Shillovë.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se viktima është një 33 vjeçar.

Po ashtu ai tha se pavarësisht ndihmës shëndetësorë të ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente, viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ‘Hip Petrol’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes.Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.

Drejtuesi i kamionetës në këtë rast dhe një pasagjerë janë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tha Hashani./Lajmi.net/