Tri raste të kalimit ilegal të kufirit në veri të Kosovës vetëm dje

Tri raste të kalimit ilegal të kufirit janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një rast u raportua në Zernosek të Leposaviqit, e një në Bubë të Zubin Potokut. Po ashtu një tjetër rast në Bëllo Bërdo të Leposaviqit. Të dyshuarit në këto raste janë liruar dhe rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt. Njoftimi i…

Lajme

21/10/2024 09:16

Tri raste të kalimit ilegal të kufirit janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një rast u raportua në Zernosek të Leposaviqit, e një në Bubë të Zubin Potokut.

Po ashtu një tjetër rast në Bëllo Bërdo të Leposaviqit.

Të dyshuarit në këto raste janë liruar dhe rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

  • Zernosek, Leposaviq 20.10.2024-17:30.Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur në të dyshuarin mashkull serb i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Fsh.Bubë, Zubin Potok 20.10.2024-19:30. Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një mashkull dhe dy femra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Bello Bërdo, Leposaviq 20.10.2024-21:30. Nga njësiti policor është ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.