Vrasja mizore e Marigona Osmanit, çka thotë aktgjykimi i gjykatës?
Me mbushës telefoni e me shkop, për gati 48 orë ishte rrahur e ndjera Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu të shpallur fajtor për vrasjen e saj. Në aktgjykimin e dytë të Gjykatës në Ferizaj, e të cilin e ka siguruar Dukagjini përmes qasjes në dokumente publike, thuhet se është sqaruar mjaftueshëm mizoria…
Lajme
Me mbushës telefoni e me shkop, për gati 48 orë ishte rrahur e ndjera Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu të shpallur fajtor për vrasjen e saj.
Në aktgjykimin e dytë të Gjykatës në Ferizaj, e të cilin e ka siguruar Dukagjini përmes qasjes në dokumente publike, thuhet se është sqaruar mjaftueshëm mizoria e kësaj vrasjeje.
19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.
Rreth dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka përpilua edhe vendimin e plotë, me të cilin dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën e 15 vjet Arbër Sejdiun.
Në arsyetimin e gjykatës së Ferizajt thuhet se Krivaqa me dashje dhe në mënyrë mizore ka goditur deri në vdekje 18 vjeçaren me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
“Sa i përket të akuzuarit D.K., nga provat e administruara gjykata ka konstatuar përtej dyshimit të bazuar se në veprimet e tij janë prezentë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.4 të KPRK-së, si në kohën, vendin dhe mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e këtij aktgjykimi, me ç, rast i akuzuari me dashje, në mënyrë mizore duke e goditur me një kabllo të mbushjes së telefonit dhe me një shkop të zi e ka privuar nga jeta tani të ndjerën M.O., me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar, ku vdekja e saj ka qenë e ngadalshme, si pasojë e përdorimit të forcës fizike në mënyrë graduale, kohë pas kohe për një periudhë kohore prej së paku prej 48 orëve, duke i shkaktuar dhembje të mëdha fizike dhe psikike. Se i akuzuari D.K. ka ushtruar dhunë posaçërisht të rëndë-ekstreme të rëndë ndaj të ndjerës M.O., vërtetohet edhe nga raporti i autopsisë nr.ref.MA21-… të dt.23.08.2021 të përpiluar nga eksperti mjeko-ligjor Prof. Dr.N.H., në të cilin raport janë të përshkruara në detaje të gjitha lëndimet e shkaktuara të shumëfishta trupore dhe shkaku i vdekjes së sajë.”