Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë lëndime ka pësuar motoçiklisti. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. “Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka…
Lajme
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë lëndime ka pësuar motoçiklisti.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Gashi për lajmi.net.