Osmani dekoron me ”Urdhrin e Lirisë” aleatët amerikanë

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos, Ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, të cilët i ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës. Ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka njoftuar se gjatë vizitës…

Lajme

19/10/2024 10:34

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos, Ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, të cilët i ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës.

Ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në SHBA dekori aleatët amerikanë që do kontribuan për paqen lirinë dhe pavarsinë e Kosovës

“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë dhe fuqizon të tashmen.

“Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë.’’-shkroi Osmani në ‘’Facebook’’./Lajmi.net/