Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku  që ka ndodhur  mes tri veturave në fshatin Grabanicë të Klinës, pasditen e së premtes . Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi . “Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë – Pejë, pikërisht në fshatin Grabanicë ka…

Lajme

18/10/2024 19:55

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku  që ka ndodhur  mes tri veturave në fshatin Grabanicë të Klinës, pasditen e së premtes .

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi .

“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë – Pejë, pikërisht në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor. Njëri për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”,ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se tanimë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, për t’i kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti./Lajmi.net/