Përjashtohen me 10 ditë nga seancat dy deputetët e PD-së

Sekretariati i Etikës në Shqipëri ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e Kuvendit atje për shkak të zhurmës dhe kaosit të krijuar në seancën e kaluar. Ata ishin në krye të kaosit dhe zhurmës në sallën e kuvendit duke tentuar të pengojnë zhvillimin normal të…

Lajme

18/10/2024 18:54

Sekretariati i Etikës në Shqipëri ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e Kuvendit atje për shkak të zhurmës dhe kaosit të krijuar në seancën e kaluar.

Ata ishin në krye të kaosit dhe zhurmës në sallën e kuvendit duke tentuar të pengojnë zhvillimin normal të seancës së të enjtes. Hoti u pa teksa spërkaste me një lëng të dyshuar si benzinë sallën e parlamentit.

Kurse, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda, u kap nga kamerat teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores për të penguar punimet sipas agjendës parlamentare. /abcnews.al