Haddad: Franca është mike e kahershme e Kosovës

Ministri francez për Evropë, Benjamin Hadded, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Hadded është shprehur se Franca është një mike e Kosovës dhe do vazhdojë mbështetjen në reformat dhe dialogun me Serbinë. “Kënaqësi të mirëpresim Kryeministrin Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris…

Lajme

18/10/2024 17:17

Ministri francez për Evropë, Benjamin Hadded, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hadded është shprehur se Franca është një mike e Kosovës dhe do vazhdojë mbështetjen në reformat dhe dialogun me Serbinë.

“Kënaqësi të mirëpresim Kryeministrin Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris sot në mëngjes.Franca është një mike e kahershme e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë për të promovuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE”, ka shkruar Haddad në platformën ‘’X’’.