Postera provokues për Policinë e Kosovës, “plazmat” dhe Vetëvendosjen vendosen në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në vend. E padyshim se besimi i qytetarëve në këtë institucion nga viti në vit veç është bërë edhe më i fortë.Por në veri të vendit dikush ka tentuar që të bëjë diçka kundër Policisë së Kosovës. Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës…

Lajme

18/10/2024 11:04

Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në vend.

E padyshim se besimi i qytetarëve në këtë institucion nga viti në vit veç është bërë edhe më i fortë.Por në veri të vendit dikush ka tentuar që të bëjë diçka kundër Policisë së Kosovës.

Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë shfaqur postera me simbole të Policisë së Kosovës, të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe të biskotave serbe “Plazma”.

Në postera të ndryshëm shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, një pastrues me logon e Vetëvendosjes duke fshehur “Plazmat” dhe një huligan me këto “plazma” në duar.

Posterët janë vendosur në disa lokacione të ndryshme në veri të vendit dhe janë të nënshkruara nga artisti me pseudonim “Graforizha”.

Duhet theksuar se së fundi Qeveria e Kosovës ndërmori shumë vendim në kuadër të veriut të vendit, të cilat padyshim se kanë acaruar disa  nga serbët që vazhdojnë të funksionojnë nën direktivat e Beogradit zyrtar.

Këto postera u vendosën disa ditë pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndryshohet vendimi sa i përket hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Qeveria mori vendim që në pikën kufitare në Merdare të futen mallrat serbe, por me kontrolle të shtuara përmes skanerëve.

Por për dallim nga pika kufitarenë Merdare, në pikat e tjera kufitare nuk lejohet ende hyrja e mallrave serbe.

Në këtë pikë kufitare cdo ditë po rapotoht për kolona të gjata të kamionëve, të cilët futen në Kosovë nga Serbia.

Vendimi për ndryshimin që u bë nga Qeveria u mirëpritur nga shtetet e QUIN-it dhe SHBA-të.

Pamjet nga RadioKontaktPlus./Lajmi.net/