U ndërpritet kontrata dy punonjësve të Trepçës, një tjetër suspendohet

Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes publike Trepça Sh. A, ka marrë një sër vendimesh për punonjësit që, sipas tyre, kanë bërë shkelje. Në njoftimet që ka bërë sot ndërmarrja, thuhet se pas shqyrtimeve publike të mbajtura për tre punëtorë, komisioni ka vendosur që dy prej tyre t’u ndërprehet tërësisht kontrata e punës, ndërsa njëri të suspendohet…

Lajme

17/10/2024 16:20

Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes publike Trepça Sh. A, ka marrë një sër vendimesh për punonjësit që, sipas tyre, kanë bërë shkelje.

Në njoftimet që ka bërë sot ndërmarrja, thuhet se pas shqyrtimeve publike të mbajtura për tre punëtorë, komisioni ka vendosur që dy prej tyre t’u ndërprehet tërësisht kontrata e punës, ndërsa njëri të suspendohet pesë muaj.
Njoftimet e plota:
Komisioni Disiplinor ✍🏼
Me datën 17.10.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. F.L. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar ✅ se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë 🚷 të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.13 i Rregullores 📑 nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:6313 të dt. 17.10.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore suspendim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 5️⃣ muajve.
Komisioni Disiplinor ✍🏼
Me datën 16.10.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.B. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar ✅ se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë 🚷 të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 i Rregullores 📑 nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pozitën si dhe ka tejkaluar autorizimet e dhëna.
Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:6309 të dt. 16.10.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja ❌ e marrëdhënies së punës.
Komisioni Disiplinor ✍🏼
Me datën 15.10.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.M.F. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar ✅ se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë 🚷 të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores 📑 nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar pa arsye në punë.
Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:6289 të dt. 15.10.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja ❌ e marrëdhënies së punës.