Komuna e Deçanit i dorëzon Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, dokumentacion të dëmeve të luftës
Komuna e Deçanit i ka dorëzuar Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë mijëra faqe dokumentacion të krimeve të dëmeve të luftës. Ky dokumentacion ka qenë duke u ruajtur në Arkivin e Komunës së Deçanit, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka…
Lajme
Komuna e Deçanit i ka dorëzuar Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë mijëra faqe dokumentacion të krimeve të dëmeve të luftës.
Ky dokumentacion ka qenë duke u ruajtur në Arkivin e Komunës së Deçanit, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në këtë proces.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit të cilët posedojnë dëshmi për krimet e kryera në Kosovë, t’i dorëzojnë në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili gjendet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Këto të dhëna me rëndësi historike, i shërbejnë institucioneve shtetërore e gjithë shoqërisë si dëshmi e së vërtetës dhe drejtësisë që meriton shoqëria jonë”, ka shkruar Ramosaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: