Hamza në Paris, pritet nga zyrtarë të lartë: Vura në dukje shumë fusha si ekonomia, siguria

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka realizuar takime të paparalajmëruara me zyrtarë të lartë në Paris të Francës. Ai ka thënë se në këto takime ka paraqitur rëndësinë jetike të mbështetjes së Francës për Kosovën, shkruan lajmi.net. “Në takimin me zyrtarë të nivelit të lartë në Paris, theksova rëndësinë jetike…

Lajme

17/10/2024 12:58

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka realizuar takime të paparalajmëruara me zyrtarë të lartë në Paris të Francës.

Ai ka thënë se në këto takime ka paraqitur rëndësinë jetike të mbështetjes së Francës për Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Në takimin me zyrtarë të nivelit të lartë në Paris, theksova rëndësinë jetike për Republikën e Kosovës të mbështetjes historike dhe të vazhdueshme të Francës në proceset e integrimit euro-atlantik. Vura në dukje shumë fusha si ekonomia, siguria, etj., ku ky bashkëpunim mund të forcohet.”

Hamza më tutje ka falënderuar nikoqirët e takimit.

“Falënderoj z. Bertrand Buchwalter, këshilltar i Presidentit Emanuel Macron për Europen kontinentale dhe Turqinë, Ambasadorin René Troccaz, të deleguarin special për Ballkanin Perëndimor, znj. Marguerite Costa de Beauregard, drejtoreshë për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, për angazhimin e tyre për progresin në Ballkan dhe Kosovë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/