Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm
Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm. MF ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë kushtet si vijon: Kanë të ardhura* mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar. Pra një familje 4…
Lajme
Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm.
MF ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë kushtet si vijon:
Kanë të ardhura* mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar. Pra një familje 4 anëtarëshe duhet të ketë më pak se 600 euro të ardhura mujore, dhe
Kanë në pronësi më pak se 100,000 euro vlerë të paluajtshmërive.
Aplikimi për subvencionim bëhet përmes vegëzës: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/562
“Subvencionimi i Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cënueshëm realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/