IKSHPK-ja bëhet me drejtoreshë të re

Ardita Baraku është përzgjedhur drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Në këtë pozitë është përzgjedhur dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik. Ajo ka dalë e para me 90.9 pikë. Baraku ka qenë në garë me tri kundërkandidet: Burbuqe Nushi-Latifi e cila ka dalë e dyta me 83.25 pikë, Shaban Osmanaj me 80.4 pikë…

Lajme

17/10/2024 10:19

Ardita Baraku është përzgjedhur drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në këtë pozitë është përzgjedhur dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik. Ajo ka dalë e para me 90.9 pikë.

Baraku ka qenë në garë me tri kundërkandidet: Burbuqe Nushi-Latifi e cila ka dalë e dyta me 83.25 pikë, Shaban Osmanaj me 80.4 pikë dhe Sanije Xhemajli me 70.3 pikë.

Konkursi për drejtor të IKSHPK-së u hap disa javë pas shkarkimit të ish-drejtorit Naser Ramadani.