Çfarë dihet deri më tani për vdekjen e Liam Payne
Ish-ylli i One Direction, Liam Payne, ka vdekur në moshën 31-vjeçare. Këngëtari ndodhej në Argjentinë kur u gjet i vdekur nga policia. Çfarë ndodhi? Policia lokale tha se Payne kishte rënë nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje. Sipas raportimeve, thuhet se artisti ka pësuar lëndime shumë…
ShowBiz
Ish-ylli i One Direction, Liam Payne, ka vdekur në moshën 31-vjeçare.
Këngëtari ndodhej në Argjentinë kur u gjet i vdekur nga policia.
Çfarë ndodhi?
Policia lokale tha se Payne kishte rënë nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje. Sipas raportimeve, thuhet se artisti ka pësuar lëndime shumë të rënda.
Alberto Crescenti, kreu i sistemit shtetëror të urgjencës mjekësore, tha në televizionin argjentinas se Payne ra në një oborr të hotelit CasaSur në lagjen Palermo.
Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të mëtejshme në lidhje me incidentin, duke përfshirë nëse Payne u hodh nga ballkoni ose ra aksidentalisht.
Pse ishte Payne në Argjentinë?
Mediat argjentinase raportuan se Payne ishte në Buenos Aires për të ndjekur koncertin e ish shokut të tij të grupit One Direction, Niall Horan.