Osmani takoi nobelistin Mukwege, diskutuan rreth mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar nobelistin Denis Mukwege i cili është edhe avokues për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është diskutuar për nevojën e vazhdueshme për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan lajmi.net. “Me këtë rast, Dr.…

Lajme

16/10/2024 20:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar nobelistin Denis Mukwege i cili është edhe avokues për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është diskutuar për nevojën e vazhdueshme për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan lajmi.net.

“Me këtë rast, Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme në skenën globale për t’i shkëmbyer praktikat më të mira në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Presidentja Osmani theksoi se lufta për drejtësi për të mbijetuarit është një mision jetësor, nga i cili nuk duhet dorëzuar asnjëherë. Dr. Denis Mukwege ishte po ashtu pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga Presidentja Osmani në prill të vitit 2024″, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: