Mbyllja e komunës paralele të Skënderajit, Policia jep detaje
Sot është mbyllur komuna paralele e Skënderajit e cila ka qenë aktive. Këtë për lajmi.net e pati konfirmuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se gjatë verifikimeve policore në terren kanë ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive. “Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka…
Lajme
Sot është mbyllur komuna paralele e Skënderajit e cila ka qenë aktive.
Këtë për lajmi.net e pati konfirmuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se gjatë verifikimeve policore në terren kanë ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive.
“Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin”, pohoi ai.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit.