RTK nuk e la opozitën të hyj brenda, Tahiri: Kapelat e zeza, dyert e RTK-së mund ti mbyllin vetëm edhe për pak ditë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar sot pas protestës së opozitës para RTK-së për mos transmetimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se RTK-ja drejtohet nga “kapelat e zeza të Dejona Mihailit”, shkruan lajmi.net. Sipas tij, ndalimi i tyre nga RTK-ja…

Lajme

16/10/2024 18:46

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar sot pas protestës së opozitës para RTK-së për mos transmetimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se RTK-ja drejtohet nga “kapelat e zeza të Dejona Mihailit”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ndalimi i tyre nga RTK-ja për të hyrë brenda është përpjekje për të fshehur krimin nga drejtësia.

“RTK e drejtuar nga kapelat e zeza të Dejona Mihalit, na i mbylli dyert dhe na pamundësoi që të hyjmë brenda. Mbyllja e dyerve për përfaqësuesit e popullit është përpjekje për të mbyllur e fshehur krimin nga drejtësia dhe mashtrimin nga e vërteta, e cila qëndron mbi faktet kokëforta të keqpërdorimit të mbi 11 milion eurove në skandalin e madh të faljes së borxheve për kompanitë ambalazhuese të ujit. Kapelat e zeza, dyert e RTK-së mund ti mbyllin vetëm edhe për pak ditë”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: