Fillon rrënimi i objektit të vjetër të QKMF-së në Istog, Ferati: Është investim për të ardhmen tonë

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se ka filluar rrënimi i objektit të vjetër të QKMF-së në këtë qytet. Ai ka publikuar edhe fotografi se si do të duket objekti i ri i QKMF-së në Istog, shkruan lajmi.net. “Dhe kështu do duket QKMF-ja e re, një objekt modern, me standarde të larta…

Lajme

16/10/2024 16:21

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se ka filluar rrënimi i objektit të vjetër të QKMF-së në këtë qytet.

Ai ka publikuar edhe fotografi se si do të duket objekti i ri i QKMF-së në Istog, shkruan lajmi.net.

“Dhe kështu do duket QKMF-ja e re, një objekt modern, me standarde të larta e cila do të ofrojë një pamje të jashtëzakonshme dhe ambiente të përshtatura për stafin shëndetësor dhe për qytetarët tanë. QKMF-ja e re nuk do të jetë thjeshtë një objekt, por investimi që ne po e bëjmë për të ardhmen tonë”, ka shkruar Ferati. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: