Arrestohet një person në Prishtinë për vrasje në tentativë në Shalë të Lipjanit

Një person është arrestuar në Prishtinë si i dyshuar për vrasje në tentativë, rast që ka ndodhur më 2 qershor në Shalë të Lipjanit. Atij i janë gjetur një armë zjarri, municion dhe gjësende tjera. I dyshuari është M.A., i moshës 43 vjeçare. Ai është dërguar në mbajtje për veprat penale: “Vrasje në Tentativë”, “Mbajtje…

Lajme

16/10/2024 16:04

Një person është arrestuar në Prishtinë si i dyshuar për vrasje në tentativë, rast që ka ndodhur më 2 qershor në Shalë të Lipjanit.

Atij i janë gjetur një armë zjarri, municion dhe gjësende tjera.

I dyshuari është M.A., i moshës 43 vjeçare.

Ai është dërguar në mbajtje për veprat penale: “Vrasje në Tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” dhe “Fajde”.