Në vend të futbollistëve, deputetja Statovci publikon foton e liderëve institucional- Gazetari tallet me postimin e saj

Deputetja e Kuvendit, Jeta Statovci, ka reaguar mbrëmë për fitoren e Kosovës ndaj Qipros. Ajo në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi të çuditshme, ku s’dukeshin as lojtarët, e as fusha e futbollit. Statovci ka postuar një fotografi ku shihet Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe dy bashkëpartiaket e saj, Donika Gërvalla dhe…

Lajme

16/10/2024 15:03

Deputetja e Kuvendit, Jeta Statovci, ka reaguar mbrëmë për fitoren e Kosovës ndaj Qipros.

Ajo në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi të çuditshme, ku s’dukeshin as lojtarët, e as fusha e futbollit.

Statovci ka postuar një fotografi ku shihet Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe dy bashkëpartiaket e saj, Donika Gërvalla dhe Faton Peci ku si mbishkrim ka shkruar rezultatin e ndeshjes.

”Kosova – Qipro 3 : 0″, shkroi ajo.

Në lidhje me këtë postim të çuditshëm ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi duke e ka pyetur deputeten se “Cilët janë Kosova dhe cilët Qipro?./Lajmi.net/