Mihali e quajti “horr” Isa Mustafën, Selmanaj: LDK-në “horra“ e Simiqin “brate“, problem serioz

Seanca e sotme, po vazhdon të mbahet ndonëse me mungesën e deputetëve të partisë në pushtet. Deputeti opozitar, Driton Selmanaj nga LDK, ka folur në fjalimin e tij rreth bisedës së koordinatores së VV-së, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ishte pikërisht biseda ku ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa u quajt “horr” nga…

Lajme

16/10/2024 13:59

Seanca e sotme, po vazhdon të mbahet ndonëse me mungesën e deputetëve të partisë në pushtet.

Deputeti opozitar, Driton Selmanaj nga LDK, ka folur në fjalimin e tij rreth bisedës së koordinatores së VV-së, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ishte pikërisht biseda ku ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa u quajt “horr” nga Mihali.

Sipas tij, ta quash Simiqin “brate” e Mustafën “horr”, përbën një problem serioz.

“Nëse këta mendojnë që Isa Mustafa dhe LDK-ja qenkan ‘horra’, e Simiqi qenka ‘brate’ apo vëlla këtu qenka një problem serioz të nderuar që po na shikoni. Kush janë këta njerëz këtu. Në momentin që ne dalim e flasim për këto fenomene këta dalin e thonë këta janë të Serbisë, a në fakt shumë gjëra lidhen kështu ndoshta edhe rastësisht”, tha ai.

Ai nuk la pa e përmendur edhe çështjen e Krasniqit dhe nënshtetësisë së tij serbe.

“Pse Nagip Krasniqi merr pare nga GEN-i i Serbisë? Pardje doli në media që ky Naser Hafizi paska edhe nënshtetësi të Serbisë. Pse konsultohen këta me një kriminel që ndiqet nga ShBA? Pse këta e quajnë vëlla një serb? A janë të rëndësishme këto? Hajde po e them mendoni ju. Në ndërkohë me i fy shqiptarët, kolegët shqiptar, njerëzit që kanë dhënë shumë kontribut për këtë vend qenka shumë e lehtë shumë e thjesht”, ka thënë ai./Lajmi.net