Lekaj: Kurti dhe Mihali mund t’i bëjnë të gjitha, por iu ka hy uji përfundi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në Kuvend ka thënë se Dejona Mihali e ka ndalë RTK-në që ta transmetojë seancën në kanalin e parë të transmetuesit publik. Ai tha se nuk e di se si nuk e ka ndalur energjinë dhe ngrohjen sot në Kuvend. Lekaj shtoi se Mihali e Kurti mund t’i bëjnë të…

Lajme

16/10/2024 13:47

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në Kuvend ka thënë se Dejona Mihali e ka ndalë RTK-në që ta transmetojë seancën në kanalin e parë të transmetuesit publik. Ai tha se nuk e di se si nuk e ka ndalur energjinë dhe ngrohjen sot në Kuvend.

Lekaj shtoi se Mihali e Kurti mund t’i bëjnë të gjitha, por “iu ka hyrë uji përfundi dhe nuk e di kah i dërgon”.

“Dejona sot e ka ndalë transmetimin në RTK, në televizionin publik që financohet nga kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vertikalisht Kuvendit të Kosovës. Dejona nuk e di se si se ka ndalë edhe energjinë sot këtu në kuvend, nuk e di se si nuk e ka ndalë ngrohjen në këtë kuvend, por i themi Dejonës dhe kryeministrit Kurti që mund të gjitha t’i bëjë por iu ka hy uji përfundi dhe nuk di kah iu dërgon”, tha Lekaj.

Lekaj ka thënë se po manipulohet për shumë për shumë çështje dhe po dëmtohen qytetarët e vendit.

“Qeveria Kurti ka humbur cdo besim, janë përgjegjës jo vetëm për vjedhje por edhe shpërfilljen e interesave të qytetarëve”, ka thënë tutje ai.