Punime në fshatin Parallovë të Gjilanit- Policia kërkon që pjesëmarrësit në trafik të shfrytëzojnë rrugët alternative

Për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë, nga ora 14:30 deri në ora 16:00 drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës…

Lajme

16/10/2024 13:07

Për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë, nga ora 14:30 deri në ora 16:00 drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

Policia në komunikatën e saj për media ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan./Lajmi.net